Për shkak të pandemisë mbeti pa punë/ Stjuardesa nisi aktivitetin e paligjshëm por e pëson keq…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pandemia e shkaktuar nga Covid-19, e la pa punë dhe stjuardesa gjeti si zgjidhje të trafikonte d*rogë, por përfundoi pas hekurave.

Alexandra Dobre, 27 vjeçe, e cila më parë kishte punuar si stjuardesë për “Ryanair” dhe “Ëizz Air”, u dënua me 28 muaj burg për aktivitet të paligjshmëm.

Sipas “Daily Mail”, ajo nisi një marrëdhënie me një person, pasi ishte njohur me atë në rrjetet sociale dhe u zhvendos në Staffordshire, atje ku ishte bindur të shpërndante lëndë n*arkotike.

Mbrëmjen e 7 gushtit të këtij viti, policia e Staffordshire ndaloi makinën tip “Fiat Punto” të 27-vjeçares dhe në çantën e saj, gjeti një sasi ko*kaine. Më pas, policia kreu edhe një kontroll në një banesë në Hanley, aty ku gjeti edhe 81 qese të vogla me ko*kainë.

Paul Cliff, avokati i Alexandra Dobre, tha se ajo ishte largua nga Romania në drejtim të Britanisë rreth 3 vite më parë, ku kishte punuar më pas si stjuardesë, por pasi humbi punën pas pandemisë, nisi të merrej me aktivitetin e paligjshëm. Megjithatë, kjo nuk është marrë aspak parasysh nga gjykata që e dënoi atë me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Zjarr Tv Ad