‘Ndodhi ajo që kishim paralajmëruar’/ Deputeti i PD-së denoncon boshatisjen e Kadastrës së Tropojës

0
547
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka denoncuar boshatisjen e zyrave të kadastrës shtetërore në Tropojë, duke i dërguar dosjet në Kukës.

Sipas tij, ky ishte i vetmi shërbim që kishte mbetur pa u mbyllur si shkak i hakmarrjes politike.

Ndodhi ajo që kishim paralajmëruar.

Rilindja boshatisë Zyrat e Kadastrës Shtetërore të rrethit Tropojë duke i transferuar ato për në Kukës!! I vetmi shërbim që kishte mbetur pa u mbyllur edhe këtë e mbylli hakmarrja politike dhe persekutimi i bandës së Rilindjes ndaj banorëve të rrethit më të varfër të Shqipërisë vazhdon”, shkruan Çelaj në rrjete sociale.

Ky i fundit ka drejtuar gishtin akuzuar nga drejtuesit e rrethit të Tropojës, të cilët sipas tij janë bërë palë me ata që nga Tirana dirigjojnë planet e shpopullimit.

Turp për ata që sot drejtojnë rrethin e Tropojës të cilët  janë bërë palë me ata që nga Tirana dirigjonë planet e shpopullimit dhe hakmarrjes politike ndaj banorëve fisnik të Malësisë Gjakovës,duke mos bërë asnjë reagim për këto veprime arbitrar, në dëm të interesave të qytetarëve!

Ajo që u garantojmë banorëve të Tropojës është se me ardhjen e PD në qeverisjen e vendit të gjitha shërbimet e transferuara jasht Tropojës do t’u kthehen aty ku kanë qenë historikisht”, përfundon denoncimin Çelaj.

Zjarr Tv Ad