Ndoka: Dorëheqja e Bashës e vonuar, krijoi kosto të madhe tek PD

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë Demokristiane, Nard Ndoka në një lidhje “skype” për studion e Fax News ka folur mbi dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë dorëheqje si një agjendë tjetër të tij.

Ndër të tjera, Ndoka tha se dorëheqja e Bashës ishte pa asnjë lloj lavdie duke e krahasuar atë me momentin kur ish kryeministri Sali Berisha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Ndërsa shtoi se duke mos pranuar të largohej më herët i kishte shkaktuar dëme të mëdha PD-së.

Ndoka: Ishte largim shumë i vonuar duke krijuar një kosto të madhe tek PD dhe të thellë në sektorët dhe bazën e asaj partie gjithashtu edhe në marrëdhënien me aleatët duke e lënë vendin pa opozitë. Asnjëherë nuk kam besuar se ky do bënte një lëvizje të tillë pra edhe dorëheqja ka një lloj agjende. Dorëheqja e Bashës është tinëzare.

Basha i cili është shkaktari i gjithë kësaj tragjedia nuk ka ditur të largohet. Kjo ishte një dorëheqje e turpshme, pa asnjë lavdi. Ne kemi parë dorëheqjen e Berishës ku mijëra anëtarë qanin. Ndërsa sot shumica e demokratëve në Shqipëri gëzohen që Basha bëri një gjysmë largimi.

Ai e ka në dorë një agjendë tinëzare, edhe agjendën ja kanë ndërtuar. Ai thjesht fitoi kohë me këtë që bëri sot. Lulzim Basha u shkarkua edhe nga Kuvendi edhe nga anëtarësia me referendum.

Zjarr Tv Ad