Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur të tjera lëvizje në radhët e organizatës që drejton. Këtë herë, bëhet fjalë për ndryshime që kanë prekur shefa komisariatesh, në Bilisht dhe Pogradec.
Mësohet se Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Ndërsa në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi. Alimadhi ka zëvendësuar Desim Palamani, i cili është pezulluar nga detyra pasi ka lejuar prerjen e pyjeve dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes.