U ndërtua nga bizneset e zonës, moti i keq shkatërron pllakat e shëtitores së Kunes në Shëngjin

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq ka shkaktuar një sërë problematikash në zona të ndryshme të vendit, ku së fundmi deti i trazuar nga reshjet ka dëmtuar pllakat e shëtitores së Kunes në Shëngjin.

Deti i trazuar ka sjellë dëmtime të shumta të këtij investimi për këtë zonë turistike, e cila është ndërtuar në vitin 2020 me kontributin e bizneseve të zonës.

Erozioni detar në këtë zonë është shfaqur frikshëm gjatë ditëve të fundit duke “gllabëruar” sipërfaqe te mëdha toke, por pavarësisht alarmit nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet për të frenuar shkatërrimin e shëtitores.

Zjarr Tv Ad