Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se socialistët janë të gatshëm, që të ulen me Partinë Demokratike dhe të bisedojnë edhe për ndryshimet Kushtetuese.
Sipas Gjiknurit, propozimet duhet të bëhen në tryezë dhe jo në media. Ndërkohë i pyetur lidhur me debatin mes Ramës dhe Bashës, Gjiknuri është distancuar dhe nuk ka reaguar.
“Jemi të gatshëm të ulemi me PD të bisedojmë për gjitha çështjet. Si dhe ato që propozon PD për ndryshimet kushtetuese. Por propozimet bëhen në tryezë dhe në institucione. Tashmë që PD është brenda institucioneve, mund të bisedojmë dhe jemi të hapur. Por nuk bëhet në studio televizive dhe me konferenca për media”, wshtw shprehur Gjiknuri.
Kujtojmë se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, nuk ishin të përshtatshme për nevojat e shoqërisë për demokraci.