Ndryshimet në qeveri/ Shkullaku: Një pjesë e tyre janë nën hijen e SPAK-ut

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Armand Shkullaku i lidh ndryshimet në qeverinë “Rama” me hetimet që kryen SPAK.

Në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se ndryshimet në qeveri po bëhen pasi ka akuza në SPAK ndaj një pjese të ish-anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Sipas tij, shprehet se gjëja që e nervozon më shumë kryeministrin Rama është që një nga ministrat e qeverisë që ai drejton të thotë “kryeministër, unë mendoj që…”.

Armand Shkullaku: “Kriteri i përzgjedhjes në këtë rast është më tepër siguria dhe besnikëria. Të gjithë këta emra që përmende dhe disa të tjerë që Rama i ka marrë me vete, kanë qenë njerëzit e tij besnikë në bashki. Kriteri i parë tek Qeveritë Rama, sidomos gjatë fundit mandatit të dytë dhe këtë 2-vjeçar është që të mos ekzistojë koncepti “Unë mendoj”. Gjëja më e madhe që nervozon më shumë Ramën është që një nga ata i thotë “Kryeministër unë mendoj që…”.Ky është kriteri i parë. Kriteri i dytë është mungesa e personalitetit politik. Ai zgjedh të gjithë këta njerëz. Vetëm ne themi që ministri duhet të japë prova që është ministër. Jo. Ekzekutivi është përfaqësimi më i lartë i vullnetit të popullit. Njerëzit që duhet të jenë në këtë përfaqësi, duhet të kenë nivel të lartë politik, duhet të jenë figura.

Kjo ka ardhur për 2 arsye, që profili i lartë politik, ministri edhe nëse nuk ka aftësi të jashtëzakonshme në menaxhim, do të zgjedhë dikë tjetër poshtë tij që të jetë menaxherial. Ai është një njeri politik në radhë të parë. Duke qenë një njeri me peshë politike, kjo e kufizon dhe në veprime të tjera që mund të jenë abuzive etj etj. Ndryshimet që ndodhën në 2008-ën na çuan në një ligj elektoral që listën e deputetëve e bën kryetari i partisë. Nuk ka asnjë vlerë profili politik sepse këta po t’i çosh të kandidojnë për mazhoritarë, sigurisht që nuk marrin asnjë votë sepse nuk i njeh njeri, votat i merr Edi Rama. Elementi i tretë i kësaj qeverie dhe i qeverive të mëparshme është që janë nën hijen e SPAK-ut. Rama për qejf mban ata që kishte. Që nga koha që ndryshoi Tahirin dhe Beqajn, ishin të dy nën akuzë. Ndryshimet e fundit u bënë pasi ndaj një pjese të tyre ka akuza në SPAK.”

Zjarr Tv Ad