Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, për të regjistruar ndryshimet statutore, të miratuara në Kuvendin e Korrikut.
Ende nuk ka një datë për shqyrtimin e dy Kuvendeve që u mbajtën në Dhjetor, që do ti jepnin dhe një qartësim situatës ligjore brenda PD-së.
Vendimi:
1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.
2.Depozitimin e statutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokratike te Shqiperise e dates 17.07.2021.
- Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit
Me interes pritet vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ndryshimet në statut që u bënë në Kuvendin e thirrur nga Berisha, të cilat në fakt nëse do të miratoheshin do të njihnin ligjërisht shkarkimin e Bashës.