Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Nikolla pret ambasadoren e re të Estonisë: Bashkëpunim i shkëlqyer dhe partnerë të ngushtë në NATO

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti sot Ambasadoren e re të Estonisë, rezidente në Athinë Karin Rannu. Nikolla e uroi Ambasadoren Rannu për detyrën e saj të re dhe nënvizoi se

“Në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer. Shqipëria dhe Estonia, janë partnerë të ngushtë në NATO dhe në kontributin që japin për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Ne i jemi mirënjohës Estonisë si një nxitëse mes vendeve të BE-së e integrimit evropian të Shqipërisë dhe shpresojmë që kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. I jemi gjithashtu mirënjohës Estonisë për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.”

Ambasadorja Rannu, përgëzoi kryetaren Nikolla për nisjen e negociatave dhe vuri në dukje se Estonia është gati të mbështesë me asistencë teknike gjatë zhvillimit të tyre. Estonia vlerëson kontributin e Shqipërisë për ruajtjen e paqes nëpërmjet rolit të saj si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të ndihmojë me përvojën e saj rritjen e kapaciteve mbrojtëse të Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Rannu diskutuan edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Riigioogut të Estonisë për të nxitur e mbështetur marrëdhëniet mes dy vendeve e dy popujve tanë.

Zjarr Tv Ad