“Në 4 vite mandat do të siguroj legalizimet dhe ujin e pijshëm”, Vasili nxjerr videon e Ramës dhe pyet: A e beson më njeri këtë?!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka postuar një video të kryeministrit Rama të vitit 2013 ku ai përbetohej se në 4 vite mandat do të siguronte në përgjegjësinë e tij absolute legalizimet falas të shtëpive në tokat informale dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi.

“Unë dy gjëra do të merrem personalisht. Dy gjëra këto 4 vite do të merrem unë personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht, pas 4 vitesh. Nuk do t’ia vë përgjegjësinë absolutisht askujt. Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në tokat informale dhe ujin në parcelë në çdo metër katror tokë buke. Dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë”, shprehet Rama.

Ndërkohë realiteti vjen ndryshe sot. Gjatë inspektimit të punimeve që kryeministri bën në terren, një banore i rikujton premtimin e vitit 2013 ku çdo shtëpi do të furnizohej me ujë të pijshëm. “Bravo për këtë shkollë që po bën, për këtë rrugë. Vetëm uji na mungon”, shprehet banorja.

“Po punojmë me ujin, jemi duke punuar”, ka qenë ky reagimi i Ramës. Mesa duket deklarata e banores e kapi “mat” kryeministrin, i cili anashkaloi haptazi problemin dhe premtimin e papërmbushur.

“A ka shqiptar, qe e beson më këtë njeri??”, shkruan Vasili

Zjarr Tv Ad