“Në burg jam prej djalit”- I biri i përfshirë në trafikun e drogës, zbardhet dëshmia e Erzen Breçanit në sallën e gjyqit

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Në burg jam prej djalit”, ka deklaruar ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani në sallën e gjyqit.

Ai deklaroi se e ka këshilluar të birin, Eralbin, të mos merret me gjëra të paligjshme, duke shtuar se nuk është në dijeni se me çfarë ai merret konkretisht.

Ish-zytari i policisë theksoi se i ka shërbyer vendit duke vendosur jetën e tij në rrezik dhe ka zhvilluar aksione ku janë arrestuar njerëz të botës së krimit.

“Jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar te mos merret me gjera te paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk di konkretisht çfarë ka bërë.

Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën në rrezik. Kam zhvilluar aksione dhe kam arrestuar njerëz te botes se krimit”, ka deklaruar ai para togave të zeza.

Zjarr Tv Ad