Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurisë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Ministri i Mjedisit , Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, përveç betejës penale vijon në gjykatë edhe betejën për pasurinë. Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për pasurinë e sekuestruar për inceneratorin e Fierit.

Me anë të rekursit tashmë të depozituar në Gjykatën e Lartë , ish -ministri i mjedisit ka kërkuar zhbllokimin nga sekuestro  të katër pronave, të bllokuara me urdhër të Spak si pjesë e hetimit pasuror që po kryhet ndaj tij, për rastin e inceneratorit te Fierit.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest me burg”, për inceneratorin e Fierit, ish ministrit Koka, SPAK i sekuestroi katër pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën e rreth 1.2 milion eurove, shumë e cila përkon me abuzimet që Koka dyshohet se ka përfituar në mënyrë abuzive për koncesioni  e inceneratorit të Fierit.

Ky është rasti i dytë që Koka i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë. Disa muaj më parë rekursi i tij, për zhbllokimin e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbejt” dhe disa pronave të tjera të vëna nën sekuestro në përfundim të hetimeve paraprake për inceneratorin e Elbasanit, u rrëzua nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.

Koka u arrestua nëntorin e kaluar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se për ndërtimin e Inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit ka përfituar ne formë ryshfeti, rreth 4.9 milion euro.

Zjarr Tv Ad