Taulant Xhaka feston sot 28 vjetorin e lindjes. Dhe nuk ka munguar urimi i vëllait të tij, Granit Xhaka në këtë ditë të veçantë për të.
Graniti shprehet se dita e ardhjes në jetë të Taulantit është shumë e rëndësishme për të.
Ai publikoi një foto ku dy vëllezërit shihen duke fjetur gjumë pranë njëri-tjetrit në aeroplan.
“Për ty sot është një dite shume e veçante. Ndaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçante për ty, gjithashtu edhe për mua dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do: Të dëshiroj gjithë lumturinë e kësaj bote, të dëshiroj suksese të mëdha në të ardhmen, vullnet në pune/mësime, të dëshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindjen vëllai im,”-shkroi ai.