Mbrojtësi shqiptar përzgjidhet në formacionin më të mirë të Botës

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Aliti, ka bërë paraqitje fantastike në sfidën e parë të Kosovës të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. 25-vjeçari është përzgjedhur nga prestigjiozja “France Football” në formacionin më të mirë në Botë, me lojtarë të cilët kanë shkëlqyer këtë periudhë me skuadrat e tyre përfaqësuese.

Aliti është në 11-shen e më të mirëve përkrah yjeve të tjerë si Mbape, Varane, Gnabri, Barkli etj. Kujtojmë që mbrojtësi iu bashkua skuadrës së Kalmarit pak kohë më parë nga kampionët e Skënderbeut, duke bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Ai asistoi te goli i barazimit në sfidën ndaj Bullgarisë të shënuar nga Arbër Zeneli.

Ja kush janë 11 lojtarët më të mirë sipas “France Football”:

Darren Kit (Afrika e Jugut), Danilo (Brazil), Varane (Francë), Aliti (Kosovë), Shulz (Gjermani), Dzudak (Hungari), Barkli (Angli), Spinacola (Itali), Mbape (Francë), Zahavi (Izrael), Gnabri (Gjermani).

 

Zjarr Tv Ad