FOTO/ Ish-deputetja kapet ‘mat’, Grida Duma kafe me kreun e OSBE

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me ish-deputeten demokrate Grida Duma. Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bashku në një kafe në kryeqytet teksa bisedojnë shumë të përqendruar. Madje ambasadori i OSBE ka në tavolinë dhe një bllok shënimesh ku me sa duket sapo ka shkruar diçka.

Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes të dyve por sigurisht që aktualiteti politik nuk mund të jetë shmangur nga takimi, aq më tepër që OSBE është shprehur kundër djegies së mandateve nga opozita.

Për kundërshtitë e ndërkombëtarëve ndaj aksionit të opozitës, Duma në një intervistë, pak ditë më parë shprehej, shprehej se nuk mund të injorohen shqetësimet e tyre, por ajo deklaronte se opozita po sakrifikon nga vetja pikërisht për të ruajtur thelbin e institucioneve kyçe të demokracisë.

 

Zjarr Tv Ad