Në Ditën Ndërkombëtare të Artizanatit, Meta hap dyert e Presidencës: Traditat tona meritojnë të mbështeten me politika më të mira

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti, Ilir Meta me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Artizanatit ka hapur dyert e Presidencës për një ekspozitë të veçantë me punime artistike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka thënë se artizanati është një nga traditat tona më të shquara në çdo krahinë të Shqipërisë.

Teksa, shtoi se është tepër e rëndësishme që traditat të ruhen dhe më pas të transmetohen te brezat e tjerë për të zhvilluar më tej cilësisht vlerat ndërkomëtare të cilat sipas kreut të shtetit meritojnë të mbështeten me politika më efektive.

Artizanati është një nga traditat tona më të shquara, e zhvilluar prej shekujsh nga mjeshtrat tanë duarartë popullorë, me veçanti të spikatura në çdo krahinë të Shqipërisë.

Kostumet tona popullore, qëndismat, punimet në dru, në gur apo në hekur, mbartin në vetvete vlera të çmuara dhe janë dëshmi e identitetit kombëtar, e trashëgimisë të spikatur kulturore dhe e civilizimit tonë të hershëm, me të cilat krenohemi dhe prezantohemi denjësisht.

Kënaqësi, që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Artizanatit të hapnim dyert e Institucionit të Presidentit të Republikës për një ekspozitë të veçantë me punime  artistike të mjeshtrit, Bujar Kardashi.

Është tepër e rëndësishme të ruajmë traditat tona dhe t’i transmetojmë ato tek gjeneratat më të reja, jo vetëm për të forcuar rrënjët tona kombëtare, por edhe për të zhvilluar më tej dhe cilësisht këto vlera kombëtare, që meritojnë të mbështeten me politika më të mira dhe efektive.”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad