Në ditët më të vështira të karrierës, TELUSHI xhunior në krah të Lorenc TRASHIT

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lorenc Trashi po kalon momentet më të vështira të karrierës së tij. Mëngjërashi i të kuqve tashmë është projektuar për të qëndruar në stol në ndeshjen e Partizanit kundër Karabakut. Drejtuesit e kanë mohuar se ka një çështje te 16-herë kampionët e vendit, megjithatë veprimet e fundit të lënë të kuptosh se diçka ka ndodhur.

Si për ta mbështetur në këto ditë të vështira, ka menduar djali i madh i Bruno Telushit. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga e ëma, shihet kur ai pyet: “A jam nga Gramshi?”, duke treguar në këtë mënyrë lidhjen e krijuar me qytetin e Lorenc Trashit.

Siç dihet, Trashi dhe Telushi janë miq të mirë, ndërsa së fundmi duket se mëngjërashi ka fituar edhe një shok të vogël përkrah tij.

 

Zjarr Tv Ad