Në Gjermani presion për të punuar, në Shqipëri presion për të na larguar! Flet kampioni i mundjes!

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Peposhi u largua nga Shqipëria për në Gjermani në vitin 1990, por u kthye në 2006-ën pasi të ardhmen e fëmijëve të tij e shihte më të ndritur në Atdhe se në një vend të huaj. Dhe kështu ndodhi vërtet. Fëmijët e Ilirit vërtet u shkolluan në fshat, ama sot janë profesionistë. Iliri tregoi për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në DritareTv se përse zgjodhi të kthehet në Shqipëri dhe përse Gjermania i duket një vend jo i mirë për të jetuar, ndërsa e krahason me vendin tonë.

“Unë e shikoj më shumë të vështirë situatën në Gjermani se sa në Shqipëri. Mbase kjo vjen si pasojë që pjesa dërrmuese e atyre që janë problematikë, rinisë, kanë ikur. Por Shqipëria është vend i qetë. Gjermania nuk është kështu. Gjermania është e tmerrshme, vendet e zhvilluara janë shumë të egra. Ndaj vendosa të kthehem. Nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin në Gjermani. Unë po punoja në një shkollë në Gjermani, në shkollë me gurë. Po punoja me skela rreth e rrotull për të mbushur kanalet që ishin hapur te gurët që rrethonin muret, ishte shkollë 8 vjeçare. Shikoja në dritare në orën e pushimit dhe shikoja që pjesa dërrmuese e nxënësve ulnin kokën duke marrë drogë.

E tmerrshme mendova. Fëmijët e mi të vijnë këtu? Ndaj erdha. Mediat tona në rreth 85% të tyre janë kronika të zeza. Të kundërtën bën bota. Ata 5% japin lajme të këqija. Ne në familje nuk i ushqejmë të keqen për Shqipërinë. Ne u themi që emigracioni është i keq, Shqipëria është e mirë. Dhe fëmijët janë rritur me dashuri për vendin e tyre. Unë e kam parë emigracionin, atje je një skllav. Je i diskriminuar. Në mënyrë direkte apo indirekte. Gjermania ka shumë të huaj dhe i mban në presion.

Një shembull nëse ndodh që një gjerman të bëjë diçka të keqe, mediat e fshehin, nuk i japin zë në pasqyrimet e tyre. E anashkalojnë. Vjedh një shqiptar, mbushen gazetat. Kështu ndodh me çdo emigrant për t’i mbajtur nën trysni. Kjo është mënyrë psikologjike për t’i mbajtur nën trysni, sepse Gjermania jeton me emigrantët. Ndaj bëjnë presion. Duhet të punojnë ata që të paguajnë taksat e vendi të zhvillohet. Ndërsa mediat në Shqipëri po bëjnë presion që shqiptarët të ikin, sepse vendet jashtë kërkojnë fuqi punëtore. Dhe për këtë paguajnë mediat tona të parat dhe pastaj politikanë, për të përzënë shqiptarët dhe për të krijuar idenë që ky vend nuk bëhet dhe ne po ikim të punojmë jashtë. Por jo, Shqipëria është bërë dhe ju nuk e dini.”, tha zoti Peposhi në DritareTv.

Zjarr Tv Ad