Në gjurmët e të atit dhe motrës/ A do i futet politikës Azem Hajdari?

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Azem Hajdari, djali i liderit të ndjerë politik i cili solli lëvizjen demokratike në Shqipëri, si rrallë herë ka folur mbi jetën personale dhe pasionet e tij. Një profesionist në sportin e mundjes së lirë, ai rrëfeu mbi pasionin që e ndan me të atin dikur i apasionuar ndaj të njëjtit sport.

Ai gjithashtu gjatë intervistës u shpreh se nuk do të përfshihet në politikë pa shtruar njëherë rrugën e tij progesionale, duke qenë se është në fillimet e saja.

“Sporti dhe shkolla janë kryesore. Objektivi im për momentin është të arrijë disa rezultate të larta në këtë sport që po i dedikohem kaq shumë. Të kryej edhe pjesën akademike, kam dëshirë të krijoj një background timin në aspektin e punës dhe pastaj pse jo politikën. Para se t’i futesh politikës duhet të kesh çfarë të japësh.”, tha ai.

Ndër të tjera ai mes emocionesh të forta tregoi se mbesa e tij, vajza e Rundina Hajdarit është personi më i dashur për të.

Zjarr Tv Ad