Media amerikane: Ndikimi i Soros në administratën e Biden alarmon Kongresin e SHBA

0
787
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Siç është raportua edhe më parë, Sekretari i Shtetit i Biden, Anthony Blinken ka lidhje të thella familjare me miliarderin e majtë Soros.

Lidhjet u zbuluan nga gazetari Matt Palumbo në librin e tij: “Njeriu prapa perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros”.Gjetjet në këtë hulumtim kanë ngritur shqetësime të mëdha në Kongres.

Republikani Lee Zeldin ka kërkuar për herë të tretë fakte nga Sekretari Blinken në lidhje me sanksionet e Departamentit të Shtetit kundër ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha njihet si një kritik i zëshëm i George Soros si dhe e ka akuzuar publikisht miliarderin e majtë në shumë raste, sipas Palumbo.

Blinken, ka të ngjarë jo rastësisht, ka lidhje të ngushta familjare me Soros.

Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrje për degën ekzekutive duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigjen ndaj pyetjeve të mia.

Në gusht, Zeldin u përgjigj duke pyetur se pse po zbatonte saksione tani, pavarësisht largimit të Berishës nga detyra në vitin 2013 gjatë administratës Obama-Biden.

Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij Vera financuan “Vera dhe Donald Blinken Arkivat e Shoqërisë së Hapur” në Universitetin e Europës Qendrore të Soros.Donald Blinken ishte ambasador i SHBA në Hungari nga viti 1994 deri në 1998, pikërisht kur Soros po hapte qendrën atje.

Atje, ai dhe gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Zjarr Tv Ad