Aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë, flet për herë të parë pronari i ‘Besa Trans’: Isha dhe unë me familjen në…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pronari i autobusit ku humbën jetën 45 shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Bekim Haxhiu në një intervistë për median bullgare BNT pohon se autobusi që u dogj në autostradën “Struma” në Bullgari, para se të nisej nga Turqia ka qenë nga ana teknike i kontrolluar.

Haxhiu ka përjashtuar mundësinë që disa nga pasagjerët të kenë futur lëndë djegëse në autobus. Ai ka konfirmuar se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e një ekskursioni në Stamboll, por kanë udhëtuar me autobusë të tjerë.

Gjithashtu ai tha se këtë herë nga Republika e Maqedonisë së Veriut janë nisur katër autobusë.Në kufirin bullgaro-maqedonas, në dalje nga Bullgaria, Bekim Haxhiu ka marrë vesh se autobusi i tij është aksidentuar dhe ka shkuar me taksi në vendin e aksidentit.

Tre javë para aksidentit autobusi i është nënshtruar kontrollit teknik në Jug të Maqedonisë,pra ai mohon se në autobus ka pasur tuba karburanti sepse benzina që ata kanë mbushur në Stamboll mjaftone për të arritur në Shkup.

Për shkak të kontrolleve të imtësishme në kufijtë bullgarë, ai përjashton mundësinë e hyrjes së një pasagjeri në lëndën djegëse.

Zjarr Tv Ad