Në Greqi nuk ka punëtorë sezonalë për mbledhjen e ullinjve…

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prona e Nikos Argirakis, në rajonin më të madh të rritjes së ullirit në Greqi, zakonisht ka dhjetëra punëtorë të huaj, që enden rreth 1 mijë pemëve të tyre të ullirit.

Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, 40 vjeçari, është detyruar t’i kërkojë motrës, nënës së moshuar, ta ndihmojnë për shkak të mungesës së krahut të punës, të diktuar nga kufizimet e pandemisë.

“Kështu bënin gjyshërit tanë”, është shprehur ai. “Mbledhja e ullinjve ishte gjithnjë një punë familjare”.

Muajin e kaluar, Greqia vendosi të mbyllte kufirin e saj me Shqipërinë, burimi më i madh i punës sezonale në bujqësi. Fatmirësisht, Argirakis ka gjetur një çift shqiptar dhe dy burra nga Bangladeshi, që ishin në vend që para se kufizimet e reja të hynin në fuqi.

Kjo pronë, prej një hektari e Argirakis, ndodhet në gadishullin e Peloponnesit, afër Kallamatës. Zakonisht, në fund të nëntorit puna atje mbaron, por vjelja këtë vit do të zgjasë deri në fund të dhjetorit.

Ullinjtë vilen me dorë dhe kjo është një detyrë, që pak grekë marrin përsipër ta bëjnë. Vaji i ullirit, quhet edhe ari jeshil në Greqi dhe vitin e kaluar, arriti të mblidhte 790 milionë euro, ku sipas të dhënave të agjencisë së BE Eurostat.

Por, për shkak të izolimit, një rënie në rreth 650 milionë eurosh pritet këtë vit. Me një prodhim prej 275 mijë ton vitin e kaluar, Greqia është prodhuesja e katërt më e madhe në botë pas Spanjës, Italisë dhe Tunizisë. Rreth 60 për qind e prodhimit të saj eksportohet, kryesisht drejt Italisë.

Zjarr Tv Ad