Në janar hapet gara për zgjedhjen e kryeprokurorit, ja cilët janë kandidatët e mundshëm

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë duke filluar nga muaji janar do të çelë garën për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm me mandate 7 vjeçar.

KLP do t’i propozojë për votim emrat e kandidatëve  në Kuvendin e Shqipërisë ku njëri prej të cilëve duhet të marrë 84 vota.

Prokurorët që plotësojnë kriteret për të kandiduar janë kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku e cila u konfirmua në detyrë nga KPK.

Marku u pyet nëse do garojë po në të njëjtin post, tashmë me mandate, por preferoi të heshte.

Një emër tjetër për kandidat është edhe prokurori i prokurorisë së përgjithshme, Sokol Stojani i cili e kaloi me sukses vetingun.

Një kandidaturë tjetër e fortë ishte dhe prokurori tjetër Adnan Xholi, edhe pse nuk rezultonte të ishte magjistrat kishte grada shkencore në juridik.

Gjithashtu, kanditatura tjetër e mundshme ishte dhe prokurori i apelit në Shkodër, Arben Dollapaj dhe prokurori i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

Zjarr Tv Ad