Nga Edi Paloka
Dje një status timin e mbyllja me fjalët :” Ne nuk jemi Britani…në jemi Sri Lanka”. Që nuk jemi Britani, këtë e di kushdo, po pse jemi Sri Lanka ? Ku janë ngjashmeritë me një vend dhe popullsi kaq të ndryshme nga ne? Ngjashmeria ështe tek situata politiko- ekonomike , shkaqet dhe faktorët por mbi të gjitha në faktin që autori dhe projektuesi i kesaj situate është i njëjti; Xhorxh Soros, i njohur si spekullanti më i madh i këtyre kohërave.
Ajo që po ndodh në Sri Lanka është çfarë po pregatitet prej kohësh për shqiptarët. Po pse ? Kush na urren kaq shumë sa të kërkojë të na çoje drejt falimentimit ? Në këtë rast do të zinte vend ajo shprehja cinike : “Asgjë personale. Vetëm biznes!” Shkurt.
Spekullantët shfrytëzojnë situatat e krizës, për të përfituar. Po si ? Një mall i munguar në treg, në mënyrë spekullative merr vlerë disa fish mbi vlerën e tij reale. Ndërkohë një mall i zhveftesuar blihet më lirë se sa vlera e tij reale. Kjo ndodh rëndom me ndërrmarjet që falimentojnë po ndodh dhe në nivel shtetesh…! Në botë ka spekullantë e “peshkaqenë” që merren vetëm me këtë. Ata i çojnë ndërmarrjet drejt falimentimit që pastaj ti blejnë sa më lirë. Kjo gjë ndodh dhe në nivel shtetesh.
Këtyre monstrave ju shërbejnë luftrat dhe krizat, prandaj edhe kur ato nuk ekzistojnë, i krijojnë ato. Soros është padyshim kryemonstra në këtë fushë. Në Angli është shpallur “non grata”. Ne Itali njihet si monstra qe shkatrroi liretën italiane. E behët fjalë për dy nga vendet më të zhvilluara. Po sigurisht që situatat e krizës shkaktohen shumë më lehtë, në vende të prapambetura e ku kontrollohet qeveria. Qeveri që vendosen e mbahen në pushtet nëpërmjet korrupsionit , pikërisht që të punojnë kundër popullit të tyre.
Jo më kot, që kur evidentohen, për tu promovuar më vonë, e deri sa të ngrihen drejt pushtetit, të zgjedhurit e Sorosit , janë qenie që mëshirojnë gjithë të keqiat e një qenieje njerëzore. Ata janë qenie pa ndjenja e që janë gati të shesin kedo për interesin dhe pushtetin e tyre. E çfare është me kryesorja; ata duhet të jenë sa më të kontrollueshëm e të shantazhueshëm në rast se ndodh të “rebelohen”. Prandaj , në se dikush mendon se Rama dhe Veliaj janë një rastësi, e ka shumë gabim.
Ata janë përzgjedhur që në fillim pikërisht për deformën e tyre njerëzore. Janë promovuar, financuar, ngritur në pushtet e po mbahen në pushtet pikërisht sepse vetëm qenie si ata mund të pranojnë me vullnet të plotë të shkatërrojne vendin dhe popullin e tyre. E në se për Soros kjo është “just business”, ata që na urrejnë e po na e bëjnë të keqen , i kemi në krye të shtetit. Prandaj ne jemi Sri Lanka . Po a do të presim deri sa të falimentojmë për të reaguar si në Sri Lanka…?