Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.
Nuk dihet identiteti i të arrestuarit, por mediat e huaja raportojnë se shqiptari akuzohet nga Gjermania për krime të ndryshme kundër shëndetit publik dhe që mund ta çojnë në burg për 15 vite.
Shqiptari jetonte në komuna të ndryshme të Valencias me partneren dhe vajzën e tij, me një mënyrë jetese diskrete me pak dalje dhe ato bëheshin herët në mëngjes.
I arrestuari tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat e ekstradimit pranë autoriteteve gjermane.