“Në këtë moshë…”/ Demalia: Berisha, nga një doktor elitar, në një politikan të turpshëm! Ka falsifikuar jetën e tij

0
688
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV tha se Sali Berisha, sot është gjendjen e tij më të keqe. Duke komentuar retorikën në Kuvend, por jo vetëm, edhe rolin e tij në politikë sot, Demalia tha se Berisha e ndërtoi jetën politike mbi gënjeshtra, dhe kjo sot mbi të, rëndon më shumë se kurrë.

“Sali Berisha ka qenë një doktor shumë i mirë. Me vjen keq që sot ka përfunduar në këtë gjendje. Berisha gënjen vetveten. Ai e ka falsifikuar jetën e tij. Tipari më i rrezikshëm për një njeri është kompleksiteti. Dhe Berisha e ka, mundohet të fshehë jetën e tij.

Berisha ka gënjyer që në ’90, që kur tha se ka sjellë demokracinë. Plus tani në këtë moshë ai ka ngarkesën e atyre që ka bërë, e të vërtetave të tij, e korrupsionit, vjedhjes e 100 të tjerave”, u shpreh Demalia.

Zjarr Tv Ad