Në Kosovë kam parë gjëra të tmerrshme, kujton ushtari 16 vjeçar i KFOR-it

0
779
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-pjesëtari i regjimentit të këmbësorisë “Green Howard” të Britanisë së Madhe, që ka qenë edhe ushtari më i ri që ka shërbyer në Kosovë në kuadër të forcave të NATO-s, ka treguar se si ushtria ia ka formësuar jetën e tij.

Derek “Degga” Maude, 34-vjeç, nga Roseworth, Stockton, Angli, ka qenë vetëm 16 vjeç dhe sapo e kishte lënë shkollën ishte nisur për në Obiliq për të luftuar në luftën e Kosovës më 1999.

Fillimisht ai ishte caktuar që të shkonte në Irlandën veriore në një turne paqeruajtës, por ishte cilësuar si shumë i ri. Megjithatë, atij i ishte lejuar që të shkonte në zonë lufte.

Derek, tani baba i tre fëmijëve, siç transmeton Koha.net, ka thënë: “Para se të hyja në Ushtri, po e humbja rrugën në jetë, futesha në shumë telashe dhe shoqërohesha me banda të gabuara.

Ikja nga shkolla dhe rrija me më të mëshuar të cilët më fusnin në shumë telashe. Në fund kuptova se më duhej ta rregulloja jetën dhe kështu vendosa të hyja në Ushtri. Isha vetëm 16 vjeç aso kohe; i sapo dalë nga shkolla”.

“Ishte e çuditshme se si Ushtria nuk më lejoi të shkoja në një turne paqeruajtës në Irlandën Veriore, pa asnjë hezitim më dërguan në Kosovë. Nëna ime u desh të nënshkruante deklaratën e pajtimit që unë të shkoja në luftë”, ka thënë Derek, transmeton Koha.net.

Derek, në pesë javët e para, u vendos në Maqedoni dhe më pas u zhvendos në Kosovë ku qëndroi për gjashtë muaj.

“Ishte me shumë rrezik dhe kishte momente kur gjatë kontrolleve të shtëpive na qëllonin me armë zjarri – kishte raste kur gjërat shkonin shumë keq. Kam parë shumë gjëra të tmerrshme që nuk do t’i harroj kurrë, por e dija se e gjitha ishte pjesë e punës.

Isha shumë i vetëdijshëm se isha ushtari më i ri atje, por të gjithë më trajtonin me respekt dhe kam krijuar miq të jetës. Në përgjithësi, në Ushtri u përshtata shumë dhe më pëlqeu i gjithë entuziazmi”, ka thënë Derek për “GazzeteLive”.

kfor

Derek qëndroi në ushtri për katër vjet para se të largohej e të martohej. Një ditë, ai kishte parë një fotografi të regjimentit të tij në Maqedoni, kur edhe kishte vendosur të kontaktonte me ish-kolegët e tij ushtarakë.

“Hyra në Facebook dhe i gjeta të gjithë miqtë e mi të ushtrisë dhe vendosëm të takoheshim. Dy prej tyre janë ende në shërbim ndërsa disa të tjerë kanë vazhduar jetën personale, por do të jetë mrekulli që të ritakohemi”, tha ai, transmeton Koha.net.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad