Në listën e “non grata-ve” edhe nga mazhoranca? Reagon ambasada e Britanisë së Madhe

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar sot pasi ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se është shpallur non-grata nga qeveria britanike.

Të pyetur nga “News 24” se nëse në listën e zezë të qeverisë britanike ka emra nga mazhoranca, ambasada tha se: MB ka ndërmarrë veprime ndaluese ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të dokumentuara dhe gjerësisht të publikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin.

Nuk mund të zbulojmë emrat ose numrin e personave për veprimet që lidhen me emigracionin. Është një politikë e kahershme e Ministrisë së Brendshme britanike që të mos komentojë mbi statusin e imigracionit të individëve.

Kujtojmë se ditën e sotme kryetari i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat zbuloi se ai është njoftuar nga Britania e Madhe se është shpallur “non-grata”.

Berisha lexoi dhe letrën e ardhur nga MB këtë sanksionim që vjen në vazhdën e atij amerikan. Referuar arsyeve britanike, të lexuara nga vetë Sali Berisha, ai konsiderohet si i lidhur me grupet kriminale dhe është i gatshëm t’i përdorë ato për të ardhur në pushtet.

Zjarr Tv Ad