Tifozët bëjnë cmenduri për të bindur Suarez të firmos me skuadrën e tyre

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luis Suarez ëshë aktualisht futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Atletikon e Madridit.

Për të marrë shërbimet e futbollistit janë interesuar disa ekipe. Megjithatë deri në këto momente nuk ka asgje konkrete përsa i përket destinacionit të ardshëm të uruguaianit. Kjo i ka bërë tifozët e shumë skuadrave kanë filluar të ëndërrojnë që të kenë në skuadër një lojtar të kalibrit të Suarez.

Tifozët e skuadrës uruguaiane të Nacional kanë bërë dicka të jashtëzakonshme për ti mbushur mendjen futbollistit të firmos me skuadrën e tyre. Rreth 15 mijë tifoz kanë veshur maska me fytyrën e ish yllit të Atletikos dhe e kanë ftuar tju bashkohet.

Ky gjest vjen pas zërave se futbollisti mund të firmos për një vit me këtë skuadër në mënyrë që të përgatitet për botërorin Katar 2022.

Zjarr Tv Ad