Deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Grida Duma ka folur mbrëmjen e djeshme për situatën në selinë blu dhe pritshmëritë që kanë demokratët.
Në një intervistë për emisionin ‘Now’ me Erla Mëhillin në Euronews, Duma theksoi se “PD i ka shumë borxhe demokratëve dhe shlyerja më e mirë do të ishte sjellja e partisë në pushtet”. Edhe pse opozita është dukshëm në marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama, Duma e akuzon kreun e qeverisë për krim zgjedhor.
Ajo tha se “do të ishte një çmenduri nga ana e PD nëse do të priste një reflektim nga ana e shefit të qeverisë”.
“Demokratët ata që janë në struktura në një anë kërkojnë qartësi, nga ana tjetër kërkojnë qetësi. Nuk ka asnjë dyshim se ata që marrin pjesë ose jo në foltore janë demokratë.
Është diskutuar kjo çështja e primareve. Unë personalisht diskutimin e primareve e shoh dhe nuk e shoh. Më pëlqen si ide, por kërkon një infrastrukturë të mirëfilltë. Vetë strukturat të diagnostikohen. Ne u kemi borxh demokratëve. Në emër të këtij borxhi ata duhet të marrin fitoren e PD. S’ka shanse Rama të mos e përsërisë. Nëse themi se Rama do reflektojë, do ishte një çmënduri nga ana jonë. Me partneritetin ndërkombëtar do arrijmë te ndëshkueshmëria“, tha Duma.
PD dhe kryeministri Edi Rama po bashkëpunojnë për bërjen e ndryshimeve Kushtetuese.