Djegia e mandateve/ Deputetja e Bashës fajëson ‘demokratët e vjetër’: Nuk thanë ‘Jo’

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në “Now” me Erla Mëhillin  ku është pyetur nëse e shikon si të gabuar sot, vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet lokale ne 2019.

Duma tha se ky vendim erdhi sipasojë e rrethanave ku ndodheshin, ndërsa ‘bëri me faj’ demokratët e vjetër që nuk u shprehën qartë pro ose kundër djegies së mandateve.

 “Rrethanat në të cilat ndodheshim, vinin sipasojë e një vendimi drastik, djegia e mandateve. Një nga analizat që nuk është bërë për djegien e mandateve, një pjesë e mirë e individëve, që kishin pëvojë të gjatë në politikë, mbi 20-30 vjeccare nuk qëndruan kundër.

Kam modestinë e mjaftushme të them që ata që kanë një jetë më të gjatë në politikë, duhen dëgjuar në një far mënyrë, dhe kujtoj që ata që nuk thanë jo, megjithëse ishin me përvojë të gjatë.”

E pyetur nëse po i referohej ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë rast, ajo tha: “Berisha nuk ka lënë qëndrim të qartë për këtë cështje, as pro as kundër. Nuk ka qenë qëndrim që të jeptë një po se jo. Kjo pjesa e zgjedhjeve lokale, kam bindjen e plotë që u ndikua nga rrethanat”.

Zjarr Tv Ad