Sekretari i Pëgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar për vetëvrasjen e 48 vjeçait në Elbasan, i cili jetonte në varfëri të skajshme dhe prej kohësh i kishin prerë dritat. Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se ‘qeveria gjoja e majtë e Ramës kujdeset shumë për të rrjepur shqiptarët, sidomos më të varfërit, të cilëve nuk le rast pa i treguar forcën e pushtetit të tij’.
Sipas Nokës, nuk ka parë bota mbarë qeveri “të majtë” që varfërinë e zhduk duke të vdekur.
Postimi i plotë:
Qeveria gjoja e majtë e Ramës kujdeset shumë për të rrjepur shqiptarët, sidomos më të varfërit, të cilëve nuk le rast pa i treguar forcën e pushtetit të tij. I ka aq me merak të madh sa të gjitha shërbimet dhe paratë i shkojnë vetëm ministrave dhe oborrtarët të tij.
Nxituan t’i presin energjinë elektrike një qytetari që ka humbur shpresën dhe dëshirën për të jetuar. Për qeverinë e Ramës, vdekja e një qytetari në nevojë është thjesht statistikë. Mund të gjenin një mundësi për ta ndihmuar, po për këtë duhet të jesh fillimisht njeri.
Nuk ka parë bota mbarë qeveri “të majtë” që varfërinë e zhduk duke të vdekur. Veprimi mizor i prerjes së energjisë elektrike tregon me kë kemi të bëjmë. Prandaj ky kryeministër pseudosocialist nuk është kundërshtar por armik politik i Partisë Demokratike.