“Në një vit nuk bëhet dot mrekulli”, Basha prezanton kandidatin e PD në Lushnjë: Do protestojë së bashku me fermerët

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur një takim me qytetarët lushnjarë para të cilëve ka prezantuar kandidatin për kreun e bashkisë së Lushnjës, Indrit Sefën i cili do kandidojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Basha tha se një vit nuk mjaftonte për të bërë mrekulli, por shtoi se kryetari i bashkisë mund të ishte në krah të qytetarëve dhe veçanët risht të fermerëve lushnjarë për të cilët tha se nuk po merrnin asnjë subvencion nga qeveria.

Lulzim Basha: Nuk është betejë e lehtë por më besoni, nuk ka rrugë tjetër për Lushnjën dhe Shqipërinë. Le t’u japim këtë mundësi të rejave dhe të rinjve që të kenë mundësi të shohin të ardhmen e tyre këtu dhe jo ta kenë mendjen për të ikur përtej detit.

Një model larg baltës por bazuar në fakte dhe të vërteta. Shikoni se cfarë ndodhi me inceneratorët, 6 vite përballje dhe denoncime nga ne dhe tani shikoni si u faktua vjedhja e shekullit. Tani është në dorën e SPAK-ut të çojë deri në fund këtë dhe të ndëshkojë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve.

E vërtetë e tha Fatjoni, nuk bëhen dot mrekulli në një vit, por do jetë modeli i një personi anti-korrupsion në krye të bashkisë që ka luftuar kundër padrejtësive.

Zjarr Tv Ad