Kriza e çmimeve, biznesi shqiptar drejt falimentimit kërkohet ndërhyrja urgjente nga qeveria

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kriza e çmimeve ka prekur së fundmi ekonominë shqiptare dhe kjo rritje duket se po ndikon negativisht për zhvillimin normal të biznesit. Në një konferencë për mediat, shoqata e biznesit shqiptar, thanë se ndonëse sipërmarrjeve në tensionin e mesëm iu premtua shtyrja me 6 muaj e daljes në tregun e parregulluar, në muajin janar faturat ishin me çmime të rritura. Ndërkohë që, kjo situatë nuk mund të përballohet e vetme. Sipas shoqatave,  jemi përballë një kolapsi ekonomik dhe social, pasi efekti që krijohet nga rritja e çmimeve tani do të jetë zinxhir me ndikim në të gjithë sektorët e ekonomisë.  Bizneset e mëdha prodhuese nuk mund ta përballojnë të vetme një rritje kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike, jemi të pambrojtur nga këto luhatje të tregut qoftë ndërkombëtar por edhe nga tarifat e shpërndarjes që ofrohen nga tregu vendas. Për sipërmarrjet prodhuese, shpenzimet për energjinë elektrike zënë një pjese të konsiderueshme të kostos së prodhimit të çdo produkti e cila varion nga 20-40%, në varësi të teknologjisë së instaluar që përdoret për prodhim industrial. Për këtë arsye shoqatat, listuan 9 kërkesa për qeverisë, si e vetmja formë për të shmangur rritjen e mëtejshme të çmimeve, si dhe për t’i shpëtuar nga falimentimi.

1-Të hiqet kufizimi ligjor prej 0.5 MW i energjisë së rinovueshme për vetëkonsum dhe të lejohet në vlerë të barabartë me fuqinë e instaluar të operatorit ekonomik.

2-Të realizohet matja e balancës e konsumit dhe emetimit të energjisë në bazë vjetore. Energjia e emetuar nga vetë prodhuesi që përfitohet nga OSHEE, duhet të ketë një çmim.

3-Qeveria të krijojë një mekanizëm për subjektet prodhuese të industrisë ushqimore që furnizohen në tensionin 35 dhe 110 kv për të qenë në të njëjtat kushte si konsumatorët e tjerë të këtij sektori të cilët furnizohen në linjat e tensionit 6/10/20 kv, nëpërmjet furnizimit te tyre nga operatoret shtetërore ose përmes një instrumenti financiar kompensimi.

4-Të garantohen parametrat e cilësisë së furnizimit me energji elektrike/sipas standardeve të BE-se, evitimi i ndërprerjeve të shpeshta të furnizimit, veçanërisht luhatjet e tensionit të rrjetit të cilat janë mbi normat teknike të lejuara nga teknologjitë, makineritë dhe pajisjet e instaluara në biznese.

5-Të stimulohen investimet dhe në Hidrocentrale duke përdorur potencialin e disponueshëm në vend të barabartë me 800/ 1000 MWp.

Bizneset kërkuan nga qeveria bërjen funksionale të Bursës Shqiptare të Energjisë. Gjithashtu shoqatat e biznesit kërkuan që  investimet në prodhimin e energjive të rinovueshme për vetëkonsum, të financohen 50% me kontributin e qeverisë dhe të mbulohen financimet me kredi 100% e vlerës së investimit nga garancia sovrane.

Zjarr Tv Ad