Në Pogradec është shkrumbuar mjeti luksoz/ Mjeti ishte në pronësi të biznesmenit…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një mjet, është shkrumbuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Policia njofton se rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Mjeti i djegur, është në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari, pronar i disa bizneseve dhe një restoranti në Pogradec, “Rosa e Tymosur”, i cili ka qenë një ndër vendet më të frekuentuara në qytetin liqenor. Po ashtu Cenkollari, ka pronësi dhe një karburant në Pogradec, por nuk dihet nëse ka pasur konflikte me të tjerë persona.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vijojnë hetimet dhe zbardhja e plotë e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit… 

Zjarr Tv Ad