Në prag të takimit Trump- Kim Jong Un

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prag të samitit dy ditor me liderin Kim Jong Un që do të zhvillohet në 27 dhe 28 shkurt në Vietnam, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shprehur se Koreja e Veriut mund të ketë një ‘boom’ ekonomik në rast se heq dorë nga armët bërthamore. Duke shkruar në twitter, Presidenti theksoi se pret që të ketë një bisedim të frytshëm në Hanoi, ku duhet të avancohet edhe më tej, pakti që u arrit në Singapor, për të krijuar një rrugë drejt denuklarizimit të plotë të gadishullit korean.

“Kryetari Kim e kupton ndoshta më mirë se cdo kush tjetër, se pa armë bërthamore, vendi i tij mund të bëhet shumë shpejt një nga fuqitë ekonomike të botës. Për shkak të vendndodhjes, Koreja ka potencial për rritje të shpejtë ekonomike, ndoshta më shumë se cdo vend tjetër.”

Gjithësesi, deklarata e Trump nuk ishte në përputhje të plotë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, i cili e konsideroi Korenë e Veriut ende një rrezik për nga aspekti i armëve bërthamore. Gjatë një interviste për Fox News, kryediplomati amerikan theksoi se në samitin e Vietnamit, ndoshta nuk do të mund të arrihet gjithçka, por do të hidhet një tjetër hap mjaft i rëndësishëm për të çuar Penianin drejt heqjes dorë nga programet për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë.

 

Zjarr Tv Ad