Në PS plasin sherret për listat e kandidatëve/ Socialistët irritohen me emrat e ardhur nga LSI, Edi Rama vijon me spastrimet, ja kush ikën…

0
987
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afrimet e reja në PS, sidomos nga kampi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shkaktuar sherre e pakënaqësi brenda Partisë Socialiste. Duke parë të ardhurit nga partia e Kryemadhit, si ish-deputetët Lefter Koka, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica që duket se po vlerësohen më shumë se deputetët aktualë të Partisë Socialiste, këta të fundit kanë filluar të ngrejnë zërin e tyre.

Socialistët irritohen me emrat e ardhur nga LSI

Ka qenë deputeti i PS-së, Adnor Shameti, i cili ka reaguar në një grup chati të Partisë Socialiste për këtë çështje. Sipas mesazhe të publikuar nga “Dosja.al”, Shameti në grupin e ËhatsApp-it ku janë edhe deputetët me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e PS, ka hedhur foton e Veliajt në krah të së cilit shfaqen ish-ministri Naço dhe deputeti Rehovica, ndërsa kërkon nga kolegët e tij që të mos i lënë në “hije” dhe gjithë vëmendjen ta përqendrojë tek prurjet e reja si zoti Naço.

“Jam shumë dakord me lalin që bashkimi bën fuqinë, por në radhë të parë me mua, Ermonelën, Fadilin, pastaj me prurjet që kaluan me parametra zero në merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit për heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe më pas Nasipi, që e ka PS, vetëm partinë e katërt ku aderon, pas qenies sekretar organizate në PPSH në Fakultetin Juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punëtore nga shkolla e mesme e natës, faji i babait tim që ishte shef arsimi në atë kohë, aderimit në PAD e Cekës si drejtor kuadri në MB, LSI dhe tani e katërta, e vërteta. E me të drejtë gjyshi im në këto kushte kur dhe kryeplaku po merr vrull të kandidojë vetë në BR, do thoshte, zoti e ndihtë shef Klosin (u ngrita në këmbë për të disatën herë)”, – shkruhet në mesazhin e Shametit.

Por gazeta u interesua pranë selisë rozë, burime të së cilës e konfirmuan ekzistencës e një mesazhi të kësaj natyre, që sipas tyre, është hequr më pas nga chati. Ndërkohë që nga ana tjetër po të njëjtët burime theksuan se prurjet e reja nga LSI, siç janë ato të Nasip Naços dhe Gledion Rahovicës, pritet që të spostojnë emra nga deputetët e PS. Më i rrezikuar nga këta ndihet deputeti socialist i Qarkut të Beratit, Adnor Shameti, i cili nëse flasim me logjikë ku ministri Blendi Klosi do kryesojë listën e do pasohet nga deputetët Ermonela Felaj, Fadil Nasufi dhe Nasip Naço, i bie që të renditet i pesti, duke rrezikuar të mos fitojë mandatin e deputetit.

Rama largon të tjerë emra nga Parlamenti

Por gazeta u interesua pranë selisë rozë për të mësuar më shumë rreth planeve të kryeministrit Edi Rama, ndërsa mësoi se ky i fundit është i vendosur për të çuar përpara nismën e tij për të rifreskuar skuadrën me të cilën do të hidhet në fushën e betejës të dielën e 25 prillit. Mësohet se Rama pritet të largojë të tjerë emra nga Parlamenti, duke mos i kandiduar në zgjedhjet parlamentare ose duke i vendosur në listat jo të sigurta. Gjatë javës që lamë pas patëm shumë zhvillime të kësaj natyre, ku përveç deputetëve Vasilika Hysi dhe Besnik Baraj, dy ditë më parë edhe deputeti socialist, Sadri Vorpsi dha dorëheqjen duke vendosur të mos kandidojë më për deputet.

Ndërsa të njëjtin vendim ka marrë edhe deputetja Reme Lala, e cila ishte pozicionuar hapur në krah të PS dhe pritej të kandidonte në këto zgjedhje në qarkun e Tiranës. Gazeta ka mësuar se një tjetër emër që mund të mbetet jashtë është Sadri Abazi, ndërkohë në pikëpyetje është Blerina Gjylameti, e cila mund të lëvizë drejt Pogradecit ose Korçës. Po ashtu ministrja Xhaçka mund të lëvizë nga zona e kandidimit, ndërkohë që do kemi shumë prurje të reja përveç Najada Çomos dhe Lujeta Bozos. Po ashtu Rama mësohet se do të largojë emrat të tjerë. Të parët janë ata ku familjarët e tyre janë përfshirë në skandale. Po ashtu ikin emrat anonimë. Pra do të ketë furtunë në PS.

Zjarr Tv Ad