Në Sarandë, policia bashkiake largon romët nga lulishtet e qytetit, heq edhe reklamat në shëtitore

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia Bashkiake e Sarandës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuareve dhe lulishteve të cilat ishin kthyer në vend qëndrimi për një grup familjesh të komunitetit rom.

Më herët kjo problematikë u ngrit në disa prej faqeve lokale në rrjetet sociale, ku shprehej shqetësimi i bllokimit të një bulevardi, pasi ishte kthyer në vend kampimi prej tyre.

Mesa duket policia bashkiake ka reaguar duke i larguar ditën e sotme.

Po ashtu, bashkiakët, të drejtuar tashmë nga kryetari i ri Oltion Çaçi, kanë ndërhyrë për heqjen e disa reklamave të vendosura në shëtitoren e qytetit.

Zjarr Tv Ad