Ballkani i Hapur u ‘varros’ me ‘litarin’ jashtë!

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tritan Shehu

Deklarimi i detyruar i Ramës për “avullimin” e Ballkanit të Hapur, pa asnjë argument ishte si promovimi, që po ai i bëri këtij projekti të Vuçiçit në Nish.

Ballkani i hapur po “varroset” ashtu siç u promovua, në konspiracion të plotë!Si një nismë konspirative kunder Procesit të Berlinit, Perëndimit, Kosovës, shqiptarëve e të ardhmes europiane të Rajonit.E ëndëruar në Beograd, përpunuar në Moskë, e mbeshtetur edhe diku në Lindje.

Dhe si çdo veprimtari e tillë konspirative, me implikime ndërkombëtare, pasojat e tij vazhdojnë gjatë edhe mbas arshivimit sepse:

1-Dëmet e krijuara janë të gjera e duhet kohë të tejkalohen.

2-Shumë prej të cilëve akoma nuk janë të dukshëm, pra koha do të evidentojë të tjerë.

3-Nëë tërësi ato lidhen me tjetërsime të historisë së Rajonit tonë, qëndrime kokëposhtë strategjike politike, deformime të ekonomisë së tregut, konkurencës së ndershme në Rajon, etj.

Të gjitha këto duke synuar realizimin e ëndrës serbe “Jugosllavia e re”!

Pra Ballkani i hapur edhe i “varrosur”, ka lënë mbi toke “litarin” e tij.

Historia nuk ka mbaruar…

Fantazma e tij vazhdon të endet reth nesh!

Zjarr Tv Ad