Urbani i “Unazës” përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari në Tiranë

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, ku autobusi i linjës së Unazës është përplasur me një motor.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Kujtojmë që Urbanet e linjës së Unazës shpesh janë përfshirë në aksidente, ku dy prej tyre kanë qenë të rënda, por fatmirësisht pa viktima.

Në shkurt të këtij viti urbani i Unazës u përplas me 9 mejete te “Ura e Tajvanit”, ku për pasojë mbetën të plagosur lehtë 9 persona. Aksidenti ndodhi pasi shoferi vuante nga diabeti dhe zemra.

Zjarr Tv Ad