Në shkollën 9-vjeçare “Xhevdet Doda” shpërthen Corona*virusi/ Kanë rezultuar pozitiv 2 mësues dhe një sanitare

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në shkollën 9-vjeçare “Xhevdet Doda” të qytetit të Bulqizës, kanë rezultuar tre teste pozitive me Corona*virus. Mësohet se pozitivë, kanë rezultuar dy persona nga stafi pedagogjik dhe një sanitare.

NJVKSH ka bërë izolimin e të infektuarve në banesat e tyre, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik për këto raste, qoftë tek familjarët, apo tek kontaktet e tjera.

Gjendja shëndetësore e tyre është e qëndrueshme, por duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Pak ditë më parë, në shkollën “Shefqet Tançi” në Bulqizë, u infektuan 5 pjestarë të stafit pedagogjik, por nuk pati pezullim të procesit mësimor.

Mësuesit e infektuar, u zëvendësuan nga ZVA Bulqizë, me të tjerë mësues që ishin në listat e pritjes për punësim.

Zjarr Tv Ad