“Në vjeshtë ligji i ri”, Rama paralajmëron ata që zaptojnë plazhet

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se në vjeshtë do të shkojë në Kuvend një ligj i ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.

Në një postim në “Facebook” Rama publikon pamje nga operacioni që po zhvillon policia këto ditë për lirimin e hapësirave publike në plazhe dhe thotë se kjo gjë duhet të marrë fund. Kreu i qeverisë shkruan se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve duke nisur nga tregtarët, tek ata që zaptojnë plazhet, zyrtarët shtetërorë etj.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund👎

Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektorateve qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton😴
Në vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖️
Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kuponët, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve🤮
#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim👊”, shkruan kryeministri.

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund👎Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton😴 Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖️Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve🤮#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim👊

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 4. August 2019

Zjarr Tv Ad