Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është gjetur trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që u mbyt në lumin Bunë së bashku me të ëmën, Alma Arrazi dhe dy motrat e tij, të moshës 9 dhe 8-vjeçe.
Pas kërkimeve trupi i pajetë i të miturit është gjetur në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Ndërkohë palombarët janë ende në kërkim të trupit të nënës, për të cilën ende nuk ka asnjë gjurmë.
Alma Arrazi u hodh në lumin Bunë mbrëmjen e 2 Majit së bashku me tre fëmijët e mitur.
Trupi i vajzës 9-vjeçare u gjet nga një peshkatar mbrëmjen e 4 Majit, ndërsa 8-vjeçarja u gjet pasditen e djeshme (6 Maj).