Nënkampioni i Botës bie pre e hajdutëve, i marrin 82 mijë euro sa hap e mbyll sytë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sikur të mos mjaftonte kaosi që e ka përfshirë te Interi, Ivan Perisic duhet të përballet edhe me fatkeqësi të tjera.

Sulmuesi zikaltër ka marrë një lajm mjaft të dhimbshëm, pasi shtëpia e tij ka rënë pre e hajdutëve. Rreth 82 mijë euro janë zhdukur në pak sekonda nga shtëpia e tij. Tre ora dore, dy prej të cilave të gruas së 29 vjeçarit janë vjedhur nga grupi i hajdutëve.

Ekzaktësisht, ora e tipit Rolex, me vlerë 20 mijë euro, Audemars Piguet me vlerë 50 mijë euro dhe Hubloti i tij me vlerë 20 mijë euro janë grabitur nga keqbërësit. Perisic ka bërë menjëherë denoncimin në policinë e Milanos.

Në procesverbal, nënkampioni i botës shkruajti se nga apartamenti i tij nuk është prekur asnjë monedhë edhe pse në sirtarët e rafteve të shtëpisë së tij gjendeshin shuma të konsiderueshme. Sulmuesi i krahut jeton në katin e 19-të të një kompleksi luksoz afër zonës Garibaldi.

Zjarr Tv Ad