Ekspertët e OKB: Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, ja mesa banorë do mbetet

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i popullsisë në Shqipëri po pakësohet me shpejtësi, por paralajmërimi që vjen nga ekspertë ndërkombëtarë është i frikshëm.

Ata paralajmërojnë politikën në vend se me këtë ritëm, do vijë një ditë kur nuk do kenë kë të drejtojnë pasi shqiptarët do kenë ikur ose do kenë vdekur.

Por sa e zymtë është prognoza?

Një raport i publikuar nga ekspertët e OKB, sipas portalit Watson, tregon prognozën e popullsisë së botës deri në vitin 2100.

Deri në këtë vit, në botë do jetojnë 10.8 miliardë njerëz. Gjysma e tyre do jetojnë në dhjetë vende, mes tyre në Kinë dhe Indi. Madje kjo e fundit do të tejkalojë Kinën për numër banorësh.

Ndër shtetet që do të shtohen më shumë në numër banorësh deri në vitin 2100, rekordin e mban Nigeri, me 608%. Më pas vjen Angola, Tanzania, Somalia e Zambia.

Kurse tek shtetet që do të pakësohet më shumë, rekordin e mban Shqipëria. Numri i banorëve në vendin tonë deri në vitin 2100 do të ulet me plot 62.2 %.
“Në vend të 2.9 milionë banorëve që jetojnë sot, deri në vitin 2100 do mbeten 1 milion banorë, një rënie me dy të tretat,” shkruan agjencia Watson.
Pas Shqipërisë vjen Porto Riko, Serbia, Bosnja, Moldavia, Bullgaria dhe Kroacia.

 

Zjarr Tv Ad