‘Nëntë vjet që Shqipëria ka portretin tënd të kërrusur, Fatos’

0
498
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Mimoza Hajdarmataj.

E keqja nuk ka fund….

Fatos Çollaku, 48 vjeçari nga Përrenjasi i dërmuar nga një mjerim dhe izolim i thellë, u detyrua t’i japë fund jetës në mënyrën më tragjike. Sot e nëntë vjet Shqipëria ka portretin e Fatosit, ashtu i kërrusur, i zbehtë, i paushqyer, i sëmurë dhe pa asnjë mundësi shpëtimi.

Në një mënyrë ose tjetër, mijëra shqiptarë të tjerë kanë rrethana të ngjashme me Fatosin, vetëvrasja e të cili duhet të peshojë si krimi më i rëndë në ndërgjegjen e ministrave dhe ministreve, deputetëve të zonës që bëjnë avokatin show të Ramës, të pushtetit të paaftë e të korruptuar qendror e lokal.

Dhe, kjo ngjarje e rëndë po ikën në një shpërfillje të plotë, prej një arrogance të padëgjuar e parë nga një pushtet, që mendon vetëm të shtrydhë xhepat e shpuar të shqiptarëve, për xhepat e PPP-ve. Nuk kam më tepër fjalë për të shprehur neverinë ndaj kësaj klike antikombëtare.

Lus Zotin ta pranojë në parajsë, shpirtin aq shumë të përvuajtur të Fatosit, apo dhe shumë të tjerëve, që kanë ikur nga kjo tokë në heshtje dhe në braktisje totale nga shërbimet e shtetit. Nëntë vite që Shqipëria ka portretin tënd Fatos.

Zjarr Tv Ad