Neritan Sejamini: “Deklarata e paprecendtë e.MPEJ synon dobësimin e rolit të Yuri Kim”

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bëri një deklaratë të paprecedent, ku thuhej se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim, të cilës i mbaron mandati në dhjetor. 

Analisti Neritan Sejamini thotë se kjo deklaratë, është një shkelje e standarteve diplomatike dhe se MPEJ ka synuar dobësimin e rëndësisë dhe peshës së Kim. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se nga ky moment dhe deri në largimin e saj, pesha e Kim te publiku shqiptar bie. 

“Ambasadorja Kim mbaron mandatin e saj në fund të muajit dhjetor. SHBA kanë filluar procedurat për ta zëvendësuar atë. Pjesë e procedurës, është të pyesësh edhe nga vendi pritës, nëse është dakord me kandidaturën që ata kane menduar.

Këtë informacion Ministria e Jashtme e ka. Gjithë kjo procedurë është konfidenciale. Këto janë shkëmbime mes vendeve dhe nuk tregohen. Përshembull nëse një vend pritës nuk e pranon një figurë, kjo nuk bëhet publike. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Ajo që është anormale, është që për herë të parë Ministria e Jasthme, shpall një fakt që amabsadores i mbaron mandate dhe do të vijë dikush tjetër. Duket qenë se është e pazakontë dhe shkel çdo standart diplomatik, lind dyshimi se është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Kjo deklaratë në opinionit publik, ka impaktin që vlera e atyre që thotë Kim nga sot e deri kur të largohet bie. Pesha në publik është më e dobët.

Shqipëria, me deklaratën e vetë, e ka bërë për të zbehur rëndësinë e aktivitetit publik të zonjës Kim, nga tani deri në momentin që ajo ikën. Pra për të dobësuar rolin e saj dhe rëndësinë publike.
Kjo deklaratë ka për qëllim të zbehë peshën e fjalëve dhe qëndrimeve të saj”, tha Sejamini. 

Zjarr Tv Ad