Nervozohet Edith Harxhi: PD nuk është pronë e Bashës, është thjesht menaxher i saj, unë kërkoj të marr pronën time…

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka thumbuar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha, duke u shprehur se ai ka humbur prej 3 javësh dhe nuk po del përballë saj në debat.

Harxhi theksoi ndër të tjera në “Zonë e Lirë”, që Partia Demokratike, nuk është pronë e Lulzim Bashës, por ai ka qenë thjeshtë menaxher i saj.

Harxhi shtoi se PD, është marrë peng dhe se ajo kërkon të marrë pronën e saj, sepse Harxhi thotë se ka qenë pjesë e PD-së, që në 8 dhjetor 1990.

“PD nuk është pronë e Bashës, nuk është as e Sali Berishës. Basha ka qenë thjesht menaxher i PD-së. A dini gjë ku është? Sepse ka 3 javë që nuk del. Unë mendova se do bëni ndonjë surprizë, do e sjellë Arjani, se ai nuk del në debat. PD është marrë peng sot. Unë kërkoj  të marr pronën time. Jam pjesë që në 8 dhjetor 1990. Ky vend ka nevojë për moral , shembull,” u shpreh Harxhi.

Zjarr Tv Ad