“Nëse një ushtar serb hyn në Kosovë, bombardohet Beogradi”/ Haradinaj plas deklaratën e fortë, shpërthejnë mediat serbe: Si guxon …

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë që ka shkaktuar reagime në Serbi.

Dje, në një intervistë për “TV Dukagjini”, Haradinaj tha se Beogradi do të bombardohet nëse vetëm një ushtar serb hyn në Kosovë. Ai shtoi se Serbia e di që Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë së Madhe dhe të tjerëve, ndërsa shprehet se Rusia ka ndikim në disa pjesë të Ballkanit, por në Kosovë nuk ka fare.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të pushtojë territorin e Kosovës dhe se Beogradi do të bombardohej si në vitin 1999, nëse ndodh diçka e tillë. Nëse një oficer serb kalon nëpër territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, e jo ndonjë territor tjetër,”– ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë lajmi është publikuar kudo në mediat serbe, ndërsa në titull shkruajnë: Haradinaj guxon dhe kërcënon Beogradin?

Zjarr Tv Ad