“Nëse rikthehen bastet, kjo industri do të “kapet” nga politikanët”, eksperti i ekonomisë Pano Soko: Gjatë këtyre viteve kemi humbur shumë!

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko gjatë një interviste për mikrofonin e “Fax News” ka folur për mundësinë e rikthimit të basteve sportive në Shqipëri.

Gjatë fjalës Pano Soko tha se problemi më i madh i ligjit për mbylljen e pikave të basteve është papunësia, ndërsa nënvizon faktin se në rast se do të rikthehen bastet atëherë kjo industri do të “kapet” nga politikanët. Gjithashtu Soko thekson se që në ditën kur është miratuar ligji që ndalon lojërat e fatit, nuk është ulu intensiteti pasi gjithçka është orientuar drejt informalitetit online.

Është budallik që ta ndalosh dhe ky ligj kufizon të drejtën e njerëzve për vendosje3n e basteve sportive për të tjerët jo për veten e vet. Ligji sot nuk të ndalon të vendosësh baste por organizimin e basteve, pra unë nuk kam pikë ku mund të vendosin baste njerëzit. Por unë në telefonin tim personalisht mund të vendos baste. Kjo e gjitha ishte një përpjekje për të kapur një industri, e cila fillimisht do të bëhej zero, pastaj të renë qe do lindë duhet të kapet nga e para. Kjo ishte përpjekja dhe fakti që sot po diskutohet rikthimi sot janë kushtet e duhura për të ndërtuar një industri në të cilën politika do ta kapë vetë. Janë diskutuar lidhje të afërta me kryeministrin.

Ky ishte gjithë qëllimi i gjithë aksionit që u ndërmor atëherë. Nuk ishte ndalimi i basteve. Cfarë humbëm gjatë gjithë kësaj kohe? Janë sigurisht njerëzit që ishin në punë, në lojë ishin rreth 10 mijë vende pune të cilat u bënë zero menjëherë. Kontributorë, njerëz që ne papritur i lamë pa punë duke nisur nga largimi nga Shqipëria deri në punët e pista. Në një treg të kufizuar pune si Shqipëria nuk gjen dot punë të tilla që skano nevojë për përgatitje arsimore. Njerëzit tanë kërkojnë këto lloj pune që skano nevojë për një nivel ekonomik.

Bastet e zhvilluara online, kanë dalë paratë nga Shqipëri – “Intensiteti i vendosjeve të basteve ka qenë në të njëjtën formë, pasi është vendosur online. Shifrat janë aty ku kanë qenë më parë. E keqja më e mirë ishte që ato para qarkullonin në Shqipëri kurse sot të gjitha këto shumat 500-600 milionë euro i drejtohen kompanive të basteve që janë jashtë. Të gjitha këto janë lekë që ikin nga Shqipëria. Vendet e punës shikoj unë, ai ishte problemi më i madh”, tha Pano Soko.

Burimi:Fax News

Zjarr Tv Ad